Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë – në lokalin e tij u gjetën katër persona duke luajtur bixhoz

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë – në lokalin e tij u gjetën katër persona duke luajtur bixhoz

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra të fatit (bixhoz).

Sipas policisë, brenda lokalit të tij ishin edhe katër persona duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur të martën e 8 shkurtit në Rrugën e Pejës.

“Po ashtu janë konfiskuar pesë kompjuter. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është hapur si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”./Insajderi.com