
Në person është arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën nën dyshimin për ushtrimin e dhunës në familje, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se i njëjti kishte tentuar t’i sulmojë me thikë familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmon me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com