Arrestohet i dyshuari në Prizren për posedim dhe shitje të narkotikëve

Arrestohet i dyshuari në Prizren për posedim dhe shitje të narkotikëve

Një person arrestuar pasditen e së enjtes në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, njofton Insajderi.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 113.46 gram marihuanë.

“Me urdhër verbal të prokurorit dhe pëlqimit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 113.46 gr marihuanë e cila ishte e ndarë në qese plastike, një pako me rizla, dy mulli për bluarje, një peshore digjitale, një fishek i cal. të pa njohur dhe një telefon”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Insajderi.com