Arrestohet i dyshuari për falsifikim të vërtetimeve për invalidët e luftës

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të vërtetimeve për invalidët e luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për të cilin dyshohej se ka falsifikuar vërtetimet e invalidëve të luftës.

Arrestimi i tij është bërë në Prishtinë me urdhër të prokurorit.

“Më 10.07.2018 me urdhër të prokurorit, nën dyshimin se ka bërë falsifikimin e vërtetimeve për invalidët e luftës, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për më tepër, pas dyshimeve për fryerjen e listave të veteranëve, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet./Insajderi.com