Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

Policia e Prizrenit njofton se pas një hetimi dymujor nga hetues rajonalë është arritur që të identifikohet vendqëndrimi i të dyshuarit B. B. i cili ishte në arrati që nga 19 maji.

I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, rreth orës 22:30 minuta kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Bëhet e ditur se për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”.

Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me gjashtëdhjetë fishekë; një pistoletë e zezë e kalibrit 7.65mm me pesë fishekë; një maskë e zezë; një sprej “AMERICAN NATO”; tri parë pranga plastike; çelësa të automjetit e gjësende tjera me interes për hetime.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.