Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, nën dyshimin për tentim-vrasje si dhe ushtrim të dhunës në familje, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 4 mars 2020.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin më datën 08.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës, i cili me vendim të prokurorit për krime të rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com