Arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Pejë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Pejë

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë e cila kishte ndodhur në fund të shkurtit në Pejë, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se arrestimi i tij është bërë të enjten.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr.Bajram Ramë Muriqi, Pejë, 20.02.2021, 13:40. Lidhur me rastin sot me datën 11.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com