Është arrestuar i dyshuari i cili ditë më parë kishte rrëmbyer një grua në fshatin Drejë të Istogut, njofton Insajderi.
Sipas policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar vetura dhe armatim.
“Lidhur me rastin, njësia policore ka arrti të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, ku me të ishte edhe viktima femër kosovare, e cila ishte rrëmbyer ditë më parë. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com