Arrestohet i dyshuari që shpërndau lajmet e rreme për “vdekjen” e Isa Mustafës

Arrestohet i dyshuari që shpërndau lajmet e rreme për “vdekjen” e Isa Mustafës

Një person dyshohet se ka shpërndarë fotografi dhe video në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë e infektimit me Covid-19, për çka edhe është arrestuar.

Ndalimin e këtij të dyshuari e ka konfimuar për Insajderi.com, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, të cilët thanë se me rastin po merren Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me prokurorinë.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në koordinim me prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KP-së.

Pas shpërndarjes së këtyre videove, rastin e kishte lajmëruar në Polici sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK-së po vazhdon të qëndrojë në vetizolim dhe është në gjendje të mirë. /Insajderi.com/

blob:https://www.facebook.com/304421a2-f0bf-4532-8925-af66fbf9bd9f