Arrestohet i mituri, në banesën e tij u gjet një femër e raportuar si e zhdukur

Arrestohet i mituri, në banesën e tij u gjet një femër e raportuar si e zhdukur

Një i mitur është arrestuar në Lipjan, pasi që në banesën e tij është gjetur një fëmijë, që nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur, përcjell Insajderi.

Arrestimi i tij është bërë të dielën, rreth orës 22:00.

Rasti në polici është hapur si “Person i zhdukur – Gjetur & Dhunim”.

“Lipjan 07.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje./Insajderi.com