
Një person është arrestuar në fshatin Rrogoqicë të Kamenicës, pasi i njëjti është prezantuar si inspektor i nivelit qendror në një biznes, njofton Insajderi.
Kësisoj, ai nga pronarja e biznesit, femër shtetase e Shqipërisë, ka kërkuar 400 € nën pretekstin për t’i rregulluar dokumentacionin në të kundërtën ai së bashku me kolegët e t’i do t’i shqiptojë gjobë prej 11 mijë euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Insajderi.com