Është arrestuar ish-shefi i Inteligjencës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa.
Nga Ministria e Mbrojtjes lajmin për Insajder-in e konfirmuar, Ibrahim Shala.
Ai ka thënë se nuk ka më shumë informacion për shkaqet e arrestimit dhe se janë duke pritur për më shumë detaje të arrestimit të Mustafës.
“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, tha Ibrahimi.
Bytyqi kishte qenë ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Llapit. /Insajderi.com