Arrestohet Kastriot Myftaraj për shkak të thirrjeve për dhunë

Arrestohet Kastriot Myftaraj për shkak të thirrjeve për dhunë

Një shkrim i botuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook i botuar dhe në një portal shqiptar, ka çuar në pranga juristin dhe gazetarin Kastriot Myftaraj.

Shkrimi i tij me titull “Aventura e çuditshme e një ***** kroate në Tiranë” mban thirrje publike për veprime të dhunshme, fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit”, – shkruante Myftaraj në një pjesë të shkrimit të tij në Facebook.

Sipas Gazetës Express, Myftaraj është arrestuar nga Policia e Tiranës në orën 23:30 dhe do të hetohet për veprën penale të “thirrjeve publike për veprime të dhunshme”.

Referuar nenit 223 të Kodit Penal për këtë vepër penale nëse do të dënohet, juristi Myftaraj rrezikon nga gjobë deri në tre vite burgim. Ai është arrestuar mbrëmjen e së martës, saktësisht në orën 23:30./Insajderi.com