Arrestohet kërcënuesja e Gazmend Muhaxherit

Arrestohet kërcënuesja e Gazmend Muhaxherit

Një femër është arrestuar pasi dyshohet se është njëra nga kërcënueset e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, para dy dite në rrjetet sociale, njofton Insajderi.

Lajmin për arrestimin e saj, e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se pas veprimeve hetimore që ka ndërmarrë policia një person (gjinia femër) është identifikuar më pas arretuar dhe intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.

Në bashkërendim me prokurorin e shtetit e dyshuara më pas është liruar.

Sipas Gashit, rasti është cilësuar si “Kanosje” ndërsa janë duke u zhvilluar hetimet edhe për një të dyshuar i cili është në kërkim nga policia.

“Është identifikuar, arrestuar dhe intervistuar nje person i gjinisë femrore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. PK është në kërkim të personit të dytë të dyshuar”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com