Arrestohet kryetari i Ulqinit

Arrestohet kryetari i Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekic, dhe katër persona të tjerë janë arrestuar gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, njofton Insajderi.

Kështu raporton e përditshmja ‘ Vijesti’, në njoftimin e të cilës thuhet se përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti.

I njëjti informacion thotë se prokuroria i akuzon ata për punë nga pakujdesia në shërbim. /Insajderi.com