Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një laborant në Institutin e Shëndetësisë Publike, pasi i njëjti dyshohet se ia ka mundësuar një femre që ta bëjë testin për Coronavirus pa pritur në rend dhe për t’ia kumtuar rezultatin i ka kërkuar t’ia jap atij 20 euro, njofton Insajderi.
Siç ka bërë të ditur policia, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 30.12.2020, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimet se është duke u kryer ( apo ka për tu kryer) vepra penale e korrupsionit, menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve të përfshirë”.
“Sipas informacioneve të marra personi i dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro”, thuhet në njoftim./Insajderi.com