
Një mësimdhënës është arrestuar të martën në Gjilan pasi ka sulmuar një nxënës, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.202113:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com