Është arrestuar një person i dyshuar i mitur në Podujevë pasi që pas një përleshje me një të dyshuar tjetër po ashtu i mitur ka sulmuar me thikë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 12:25. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar thikën me të cilën e ka përdorur i dyshuari.
Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com