Arrestohet Dardan Molliqaj

Arrestohet Dardan Molliqaj

 

Është arrestuar kreu i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, njofton Insajderi

Pas organizimit të protestës së kësaj partie para stacionit të policisë, me moton “Për politikanët tubime, për qytetarët dënime”, policia e Kosovës ka ndërhyrë duke e arrestuar Molliqajn dhe aktivistë tjerë të kësaj partie

Nol Nushi nga radhët e PSD-së ka thënë se kjo ishte vetëm një protestë kundër politikanëve që po i shkelin masat anti-Covid, dhe nuk po dënohen, sikurse po ndodh për qytetarët e vendit.

Protesta e PSD-së ishte paralajmëruar ditën e djeshme./Insajderi.com