
Policia e Shtetit bën me dije se është vënë në pranga në Holandë, njëri prej të arratisurve të ‘Bandës së Babagjyshëve’.
Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Fatmir ( Fatjon ) PJETRI, 31 vjeç, lindur në Pukë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”.