Arrestohet në Kaçanik i dyshuari për keqpërdorimin e një të miture në pornografi

Arrestohet në Kaçanik i dyshuari për keqpërdorimin e një të miture në pornografi

Një person është arrestuar të mërkurën e 15 dhjetorit në Kaçanik, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

I njëjti sipas policisë, kishte ngacmuar një vajzë të mitur përmes rrjeteve sociale.

“Kaçanik 15.12.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raport.

Ilustrim

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, policia njofton se gjithsejtë ka arrestuar 14 persona, nëntë janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit./Insajderi.com