
Një aksion policor është zhvilluar mëngjesin e së martës në Pejë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një person i cili dyshohet për veprën penale “Fajde”.
I njëjti është ndaluar për 48 orë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në lidhje me rastin, ju njoftojmë se fillimisht është arrestuar dhe është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale fajde dhe i njëjti është dërguar në ndalim 48 orësh. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me veprën penale të lartëcekur”, tha Nikçi./Insajderi.com