Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën mbrëma një person në Prishtinë, i cili dyshohet për shantazhimin e një femre me qellim të përfitimit material nga ajo, njofton Insajderi.

Sipas policisë, i arrestuari e kishte incizuar dhe kishte publikuar fotot dhe video-incizimet të viktimës.

Rasti është hapur në polici si “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Prishtinë 18.04.2021 – 21:27. Me 27.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com