
Të hënën është arrestuar një person në Skënderaj, nën dyshimin për dhunimin e një të miture, përcjell Insajderi.com.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, duke njoftuar se rasti kishte ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, pas intervistimit të tij, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com