Arrestohet nëna që keqtrajtoi fëmijën e saj në Fushë Kosovë

Arrestohet nëna që keqtrajtoi fëmijën e saj në Fushë Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova është arrestuar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së, ku thuhet se e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën.

Prokurori i rastit mori vendim që fëmija të dërgohet në strehimore, ndërsa nëna është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmiu është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com