
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë ftuar në stacion policor në Malishevë për shkak se në njëri prej tyre në rrjete sociale kishte publikuar një foto me një pistoletë në dorë.
I dyshuari ka deklaruar se në një aheng familjar me armë kishte shkrepur disa fishekë, e cila është e xhaxhait të tij.
Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 29 qershor në ora 13:00, njofton Policia e Kosovës./Insajderi.com