Arrestohet një 22-vjeçar për vrasje në tentativë në Kaçanik, therri me thikë një person

Arrestohet një 22-vjeçar për vrasje në tentativë në Kaçanik, therri me thikë një person

Një 22-vjeçar është arrestuar të premten në fshatin Vatë të Kaçanikut pasi që ka therrë një me thikë një person tjetër, përcjell Insajderi.com.

Përmes njoftimit, Policia ka bërë të ditur se nga ky incident, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe më pas është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Therrje me thikë

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve të rendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshës mbi 30 vjeç.

Ai nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PK ka njoftuar se deri te incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur ata dy një javë më parë në fshatin e tyre.

“I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .

Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident”, tregon tutje Policia./Insajderi.com