Arrestohet një 25-vjeçar në Prishtinë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një 25-vjeçar në Prishtinë, policia i gjen armë dhe drogë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar në Prishtinë një 25-vjeçar me inicialet M.G, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, të dyshuarit që po voziste një veturë Mercedes me targa të huaja, i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT, tetë fishekë, një sasi e vogël e substancës narkotike dhe një peshore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Migjeni”.

“M.G mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com

No photo description available.

No photo description available.