Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se gjuajti me armë zjarri

Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se gjuajti me armë zjarri

Një 26-vjeçar është arrestuar të premten, pasi i njëjti dyshohet se ka shtëmë me armë zjarri me datën 10 dhjetor 2020, në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në lidhje me rastin nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa është raportuar vetëm për dëmtimin e një veture.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti njoftoi se pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit,  si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

“Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ajo./Insajderi.com

No description available.