
Policia e Kosovës ka arritur që në Ferizaj ta arrestojë një person i cili ishte dënuar për vjedhje.
Kishte urdhërarrest ndaj tij – dhe pas një informate siç njofton policia, ka arritur ta arrestojë të martën rreth orës 21:30 në fshatin Sojevë.

Ilustrim
Ai ishte i dënuar që të qëndrojë në burg për një vit.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”. /Insajderi.com