Arrestohet një 36 vjeçar i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një 36 vjeçar i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur që në Ferizaj ta arrestojë një person i cili ishte dënuar për vjedhje.

Kishte urdhërarrest ndaj tij – dhe pas një informate siç njofton policia, ka arritur ta arrestojë të martën rreth orës 21:30 në fshatin Sojevë.

Personi i arrestuar është B.A, 36 vjeçar – i gjykuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ilustrim

Ai ishte i dënuar që të qëndrojë në burg për një vit.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”. /Insajderi.com