Arrestohet një 50-vjeçar në hyrje të Prishtinës, policia i gjen armë

Arrestohet një 50-vjeçar në hyrje të Prishtinës, policia i gjen armë

Policia e Kosovës sot (e martë) ka arrestuar një person në hyrje të Prishtinë, pasi të njëjtit, gjatë kontrollimit të veturës, i është gjetur revole me 16 fishekë, njofton Insajderi.

I arrestuari është M.P., 50-vjeçar.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Insajderi-n zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, ka thënë Borovci./Insajderi.com