
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar shtetas serb, pasi që kishte sulmuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, ku më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe i njëjti ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur në komunën e Obiliqit, raporton Insajderi.
I dyshuari me vendim të prokuroritë është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com