Një familje katër anëtarëshe është arrestuar sonte në mbrëmje në qendër të Komunës së FushëKosovës.
Bashkoshorti, nëna dhe dy fëmijë, janë vënë në pranga nga pjestarët e Policisë së Kosovës.
Një lexues i Insajderit, ka dërguar në redaksi një video, ku shihet arrestimi i tyre.
Arsyeja e arrestimit si mëson Insajderi, është tentimi i kësaj familje për të hyrë me veturë në pjesën që nga Komuna e Fushë Kosovës, është vendosur të shfrytëzohet për shëtitore në periudhën e verës.
Anëtarët e kësaj familje, të cilët kanë ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë, kishin insistuar që në shëtitore të futen me veturë, me arsyetimin se kanë për të dërguar disa gjësende në banesën e tyre, e cila gjendet në pjesën e destinuar për shetitore dhe se ato gjësende nuk mund ti bartin në dorë.
Ata kishin refuzuar edhe urdhrin e pjestarëve të Policisë, për të mos hyrë në atë pjesë, dhe kësisoji ata kanë bërë arrestimin e tyre.