Një femër është arrestuar të mërkurën në Podujevë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijën e saj, përcjell Insajderi.
Policia bën të ditur se babai i viktimës e ka dërguar atë bë Emergjencën e Podujevës, e me pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Rasti në polici është hapur “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com