Arrestohet një femër në Podujevë për keqtrajtim të fëmijës së saj

Arrestohet një femër në Podujevë për keqtrajtim të fëmijës së saj

Një femër është arrestuar të mërkurën në Podujevë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijën e saj, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se babai i viktimës e ka dërguar atë bë Emergjencën e Podujevës, e me pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Rasti në polici është hapur “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar  fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com