Arrestohet një femër në Prishtinë pasi rrahu motrën e saj

Arrestohet një femër në Prishtinë pasi rrahu motrën e saj

Një femër është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se e njëjta kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, një ditë më parë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 16.03.2021-21:30. Me 17.03.2021 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën  e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com