
Një femër është arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Zveçan.
Ngjarja ka ndodhur të premten, përcjell Insajderi.
Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë pa leje me dy copa fishekë.
Sipas raportit të Policisë se Kosovës, me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com