Arrestohet një kosovar në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

Arrestohet një kosovar në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

Një kosovar 37 vjeçar me inicialet A.K., është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi kishte tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumente të falsifikuara.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur në Durrës , ndërsa me rastin e të dyshuarit po merret Prokuroria e Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar  A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /Insajderi.com