
Të dielën në orën 11 e 20 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë në Tetovë e kanë arrestuar një shtetase të Kosovës, njofton Insajderi.
Siç njofton korrespodenti i Insajderi-it nga Maqedonia, Urim Hasipi, e arrestuar është një grua 44 vjeçare me inicialet J.M.
Arsyeja e arrestimit raportohet të ketë qenë hyrja ilegale e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pas arrestimit dhe mbajtjes në Stacionin policorë Tetovë, e njëjta u dërgua dhe dorëzua në Vendkalimin Kufitar-Jazincë./Insajderi.com