Arrestohet një person, dyshohet se vodhi një veturë

Arrestohet një person, dyshohet se vodhi një veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të një veture.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 01:30 në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I dyshuari 34 vjeçar me veturë është ndaluar nga njësitet e trafikut.

“Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur”, tha Ahmei ndër tjerash.

Hetimet po vazhdojnë në mes hetueseve policorë të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit. /Insajderi.com