Arrestohet një person i dyshuar për ‘kanosje’

Arrestohet një person i dyshuar për ‘kanosje’

Policia në Mitrovicë ka arrestuar të dyshuarit N. A. 38 vjeçar mbi dyshimet e arsyeshme të kryerjes së veprës penale ‘kanosje’.

“Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se i dyshuari për motive ende të panjohura kishte kanosur viktimën L. M. 29 vjeçar”, njofton policia.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor./Insajderi.com