Arrestohet një person në Deçan

Arrestohet një person në Deçan

Me datën 09.08.2020, është arrestuar një i dyshuar nga Deçani pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër – thyerje të dorës, njofton Insajderi.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, thuhet në raportin e policisë.

“Deçan 09.08.2020 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me një mjet të fortë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore (thyerje të dorës). Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Insajderi.com