Arrestohet një person në Ferizaj, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person në Ferizaj, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Një person i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar është kapur sot në Ferizaj, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale “tentim vrasje në bashëpunim”,”fajde”, “armëmbajtje pa leje dhe municion dhe eksploziv”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka njoftuar se i arrestuari, që ka nënshtetësi maqedonase, dyshohet se ka masë dënimi për disa vite.

“Policia e Kosovës, në këtë rast njësia Fast -ILECU e asistuar nga njësia për reagim të shpejtë në Ferizaj, ka arrestuar  një  person të dyshuar  (Zh. Zh.) shtetas Maqedon, i kerkuar nga Maqedonia Veriut me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat  penale: ‘Tentim vrasje në bashkëpunim’, ‘Fajde’, ‘Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv’ “, tha Kelani.

Tutje, ai bëri të ditur se ndaj të dyshuarit janë duke vazhduar procedurat e parapara ligjore./Insajderi.com