
Një person është arrestuar paraditen e së mërkurës në fshatin Rogovë të Gjakovës, përcjell Insajderi.com.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov dhe një pistoletë.

Policia e Kosovës
Tutje, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh.Rogovë,Gjakovë, 20.10.2021-08:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com