Arrestohet një person në Klinë – Vjedh televizorin dhe një shishe raki në një shtëpi

Arrestohet një person në Klinë – Vjedh televizorin dhe një shishe raki në një shtëpi

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me forcë kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe kishte vjedhur një televizor dhe një shishe raki.

Rasti nga policia e Kosovës për rajonin e Klinës është cilësuar si vjedhje e rëndë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe ka vjedhur një televizor dhe një shishe me raki”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar  në mbajtje./ Insajderi.com