Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka rindërtuar katin e dytë e shtëpisë pa leje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka rindërtuar katin e dytë e shtëpisë pa leje

Një person është arrestuar dje në Pejë, nën dyshimin se i njëjti është hasur duke bërë rindërtimin e katit të dytë të shtëpisë pa leje, njofton Insajderi.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se nga inspektorët më parë i është dorëzuar procesverbali për ndalim-ndërtim, si dhe i është vënë shiriti apo vula zyrtare.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Pejë 01.11.2020-16:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke bërë rindërtimin e katit të dytë të shtëpisë pa leje edhe pse nga  inspektorët i është dorëzuar procesverbali për ndalim- ndërtimi si dhe i është vënë shiriti (vulat zyrtare). Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com