Arrestohet një person në Pejë për dy vepra penale

Arrestohet një person në Pejë për dy vepra penale

Policia e Kosovës, dega në Pejë, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes me t’u informuar për rastin.

Personi që ngarkohet me dy vepra penale; dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar, njofton Insajderi.

“Njësiti Policor pran Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar. Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar: – një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator – një (1) Armë artizanale – një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator – një Pistoletë Colt, me një karikator – dy karikator AK-47 – një vazhdues tromblonik – municion kalibrave ndryshëm.

“I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com