
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Siç ka raportuar Policia e Kosovës, tretman mjekësor kanë marrur dy femra ku njëra është viktimë dhe tjetra anëtare e familjes e dyshuar.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti është në proces hetimor./Insajderi.com