Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës, tretman mjekësor kanë marrur dy femra ku njëra është viktimë dhe tjetra  anëtare e familjes e dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj familjarëve të tij. Si pasojë, tretman mjekësor kanë pranuar viktima femër kosovare dhe e dyshuara femër kosovare-anëtarë të familje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosoves
Tutje, PK-ja ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti është në proces hetimor./Insajderi.com